22/08/07

Vitet e shkuara kot

"Na shkuan 15 vite kot se koti!" shkruan nder te tjera Z. Nikolle Lesi ne librin " Si i njoha Nanon dhe Berishen". botim i vitit 2005.
Jam ende ne lexim e siper te ketij libri i shkruar me stil gazetaresk. Duket me teper nje kronike e gjate ne gazete.
Me kureshtje po zbuloj disa sekrete te dy politikaneve me te rendesishem pas 90.

Shoh qe Botuesi i njohur Z. Lesi mendon se kemi humbur kohe e asgje me teper ne vitet e tranzicionit, i cili ende nuk ka te sosur.
Une nuk mund ta di sesi eshte e verteta. Por, po te besoj se " Na shkuan 15 vite kot se koti!", atehere me shume keqardhje mendoj se mund te kete ende shume vite te shkuara kot!
Edhe sa vite te tjera u kemi per "Borxh" atyre qe na drejtojne per te shkuar kot ose per "dhjame qeni"?

4 commenti:

  1. Erion mirë se të gjeta!
    Ky z.Lesi gazetar i zoti , edhe si politikan goxha , por nuk na thotë se dikush është fajtor për kto vite , dhe ai dikushi nuk është një person , por një kastë e tërë, pjestar i së cilës është edhe ai vetë . Un nuk e lexoj (s`dua) , megjithëse jam shum kureshtar, a e përmend gjëkundi që ai vetë fillimet e tij politike i ka si sekretar rinie që "gjuante" flokë të gjata , pantallona kauboj apo minifunde?
    Të uroj shëndet !
    ps.Ajo ideja për e-book është e mrekullueshme , të uroj sukses.

    RispondiElimina
  2. Mireserdhe kris!
    Shkruan shume gjera Z.Lesi. E fillon rrefimin si Botues dhe jo si sekretar rinie.
    Flm per viziten

    RispondiElimina
  3. E perfundova leximin.
    Idea kryesore eshte se " Fatos Nano i duhet Berishes dhe anasjelltas."

    Po Z. Lesi per cilin nga te dy ka me shume nevoje?

    RispondiElimina
  4. z.lesi shkon mbas interesit te tij vetjak, tani qe berisha eshte ne pushtet i intereson nje marredhenie e mire me te, nese do ishte nano do bente te njejten gje.
    keta njerez kritikojne vitet e shkuara kot, kur z.lesi ka qene dhe mbetet nje nder ato figura qe ka patur gisht ne keto 15 vite tranzicion.

    RispondiElimina

Faleminderit per vemendjen!