13/08/12

Mbrëmja thuajse perverse


Rrëfim i pazakonshëm nga Erion Selmani

Me hapa tejet të sigurtë ajo po i afrohej një ëndrre që zgjaste njëzet muajt e fundit, qysh kur ai qe fejuar zyrtarisht me një vajzë të së njëjtës lagjes. Po i qasej një dëshire të shndërruar në tundim, mbase edhe në vuajtje. Ecte dhe ripërsëriste me vete fjalët që do i thoshte, fjalë që i kishin kushtuar shumë mundim, krenari e dinjitet femëror.
   Ajo e donte atë me me çdo kusht. Pa pasur frikë nga rrethanat, pa u merakosur për pasojat.
Enisa, 28 vjeçare kërkonte “idhullin” e saj, për të qenë më në fund femër e devotshme, ndoshta e “skllavëruar”. Pavarësisht nga epitetet ajo donte vetëm atë, me të cilin kishin shkëmbyer veç disa puthje mjaft kohë më parë, në korridoret dhe banjot e diskotekës në qëndër të qytetit.
Hapat e saj po bëheshin disi të pasigurt për shkak të kujtimeve që i vinin nëpër mendje me shpejtësi të rrufeshme. Iu kujtua shkëputja e tyre pas asaj nate së kërcimit dhe puthjeve, kur ajo ajo si vajzë plot virtyte nuk i kishte dhënë asgjë...  më tepër, për ta kënaqur,  për ta qetësuar. Madje pushtuar krejt. Fundja s’mund t’ia jepte të gjitha... në takimin e parë, dhe këtë do bënte shumica e vajzave. Për fat të keq ajo tjetra.. qe treguar më e shkathët dhe qe fejuar me djalin brenda pak ditësh duke fituar sfidën ndaj gocave të lagjes që ja kishin vënë syrin.
Dhe, ai atë natë të largët i “torturuar” nga prekjet intime e puthjet eksituese, pa rezultatet e dëshiruara i kishte thënë vetëm pak fjalë:........ VIJO Leximin e tregimit.....

08/08/12

Gjurmët e dashurisë nëpër perëndim

Dyshimi për ndjenjat e saj i lindi për herë të parë kur ajo i kishte thënë në telefon: “Për ditëlindjen time ti nuk ndodheshe në qytet dhe unë fjeta... gjumë... me bashkëshortin tim”.
Tregim i ri nga ERION SELMANI
– Ashtu he!? A të pëlqeu? - e kishte pyetur ai me ironi të përzier me dozë xhelozie.
Ai qe një njëzet vjeçar i dashuruar me femrën e jetës së tij... siç po i dukej atij në gjashtë muajt e fundit. E dashuronte me gjithë shpirt, paçka se e dinte se ajo histori nuk do të kishte të ardhme...
  Qysh?! Fjeti me të shoqin sepse i dashuri sekret nuk ndodhej në qytet? E ku qëndronte çudia se një grua flinte... me bashkëshortin?! Mbase çudia e madhe qe se ajo e kishte prekur një temë për të cilën s’duhet ta hapte gojën... pasi heshtja ndonëse të bluante përbrenda, të paktën nuk të hapte plagë të reja.
Por lotët e saj qenë kthyer thuajse në kuje kur kohë më pas ajo tentoi të hidhej midis shinave të trenit për të qenë e shtypur nga treni, për t’u flijuar për dashurinë e tyre të pamundur, të paligjshme. Ai e shtrëngoi fort dhe e tërhoqi dhunshëm duke e nxjerrë nga stacioni i vogël periferik në jug të qytetit të madh gjerman. E pikërisht atje ajo pa i ndërprerë lotët i kishte thënë
- Jam shtatzënë me ty pasi me burrin nuk kam fjetur qysh prej datëlindjes para tre muajsh, kurse mjeku më tha se jam shtatzënë prej 6 javësh, domethënë është fëmija yt!......................VIJON