30/10/09

19/10/09

Botohet i printuar ne leter " Anija ..."

Fillimisht librin e shperndava si e-book.
Per te kenaqur disa lexues te interesuar per librin e botova edhe te printuar ne leter (ne format klasik.)
Me pak fjale libri argetues "Anija e dashurise" eshte i disponueshem ketu. Mjafton ta porostni dhe ju mberrin ne shtepi ndermjet postes.

Faqosja eshte e bukur dhe e ilustruar me foto me ngjyra . Prandaj çmimi i botimit eshte pak i larte, pasi shtohen shpenzimet per fotot me ngjyra e per Kodin ISBN .

ISBN  978-1-4452-1411-5
Botues Lulu.com - ©2008 Erion Selmani

Kete botim te printuar ne leter e bera per qejf dhe, per te kenaqur ata personat qe e porositen ne privat.
  Mirupafshim
     Erioni

14/10/09

Perballe kompjuterit

E kam botuar me pare edhe neper faqe te tjera kete shkrim.

Ekzistojne mijera persona te ngujuar brenda shtepise te tyre (Kullave te dikurshme)ne vendin tone, per arsye gjakmarrjeje. Po si mund te harrojme te “ngujuarit” modern perballe kompjuterit?
Janè miliona e miliona njerëz te varur krejtesisht nga Facebook, Blog-u, Forum-i, Chat-i e keshtu me rradhe. Ata i kushtojne shume kohe kompjuterit, me teper ndoshta sesa punes, dashurise ose vetvetes. Sepse ne chat mund te jesh edhe ndersa punon ne zyre, ose dashuri mund te besh edhe ndersa je ne chat, ose edhe me keq akoma: Filmon marredhenien seksuale dhe e publikon ne rrjet.Pasi ke publikuar videon tende ( pa sukses) ne Youtube etj, pasi ke vezhguar persona ne webcam tek Livejasmin etj etj lind deshira qe te besh goditjen e madhe dhe pergatit nje video te “papare”!Pasi te kesh vizituar faqen e nje ylli blogu atehere deshiron te behesh si ajo/ai prandaj mbyllesh ne shtepi dhe fillon krijimin e faqeve ne internet, 3-4 ose 5 blog-e, pak rendesi ka numri.E rendesishmja eshte te behesh “yll” bote, apo jo?Pikerisht ketu fillon veshtiresia e paparishikuar, kur sheh qe faqen tende nuk e viziton askush ose kur askujt nuk i interesojne shkrimet e tua.
Me nje fjale duhen ndryshime ne taktike dhe pas zhgenjimit tek per shembull portali Liberoblog.it kerkon suksesin ne Virgilio blog, ose Tiscali.it per te perfunduar ne Blogger.com e ku ta dish se ku tjeter.Ne ketè moment fillon “Ngujimi” i te apasionuarit. Tashme humbet interesi per punen, jetèn pèrreth etj dhe i kushtohesh kenaqesise ne web, ndonese ne disa raste bie fjala e kupton papritur qe vajzat ose djemte qe ke parè ne supemerkato ose shetitore jane edhe me te bukur/a se ato/a qe sheh ne internet, ata/o te pakapshmit, per shkak te largesise etj.Ngujimi vazhdon ngaqe ti do te bèsh jeten tende te dyfishte, reale dhe virtuale, ate me kryesoren per te ngujuarit modern .Jo rralle ne internet te bejne komente fyese, kercenuese por i ngujuari nuk trembet aspak ngaqe interneti nuk eshte ” Prilli i thyer” Kaderian, paçka se mund te ndodhi edhe “thyerja” apo “shèmbja” ose “shpartallimi”, por kjo nuk ka asnje rendesi per ty sepse pasi ke krijuar blog-un numer 6 ne tre gjuhe te huaja, tashme ke vendosur te ndertosh faqen tende ne gjuhen amtare, pasi keshtu e ndien veten me te mbrojtur, me te sigurte.S’ka paqe per te ngujuarin modern. Ai/ Ajo zbulon pa u besuar syve qe edhe ne gjuhen amtare s’ndryshon shume, madje kercenimet, ofendimet kane edhe ngjyra me te frikshme. Sikur te donin t’i hiqnin mèrzine e vetmisè dikush i shkruan se i pelqejne shkrimet tuaja etj, pastaj vijne edhe vardisjet nga vajzat ose djemte (anasjelltas) te cilat perfundojne me biseda erotike ose masturbime te perbashketa ne Messenger webcam.Ai/Ajo papritur kupton qe nuk je i vetèm nè zgjedhjen qe ke bèrè per t’iu larguar botes reale, por kjo nuk te ngushellon aspak, prandaj kerkon te bèhesh nje blogger i madh, edhe pse pak ndryshon situata, sidoqe te shkoj muhabeti ti do vazhdosh te mbetesh i mbyllur me shokun tend me te mire; PC!Ka ardhur koha qe te fitosh pare me internetin dhe i provon te gjitha mènyrat qe te zhgenjejne njera pas tjetres, ndonèse ekzistojne qindra mènyra per te fituar.Ateherè disa femra fillojne te zhvishen etj neper faqet me pagesè, nderkohe qe djemte krijojne gjithfare web site, per te fituar te holla.Jo te gjithe arrijne te behen te njohur keshtu qe lind idea “madheshtore”, strip blog! ” Sa me shume komente te me shkruani e aq me teper do tregoj trupin tim nudo” shkruan nje vajze.Suksesi ishte i menjehershem.Te gjitha gazetat shkruajten per ate.”Vajza tjeter shkruan se “Do te kalonte nje nate te zjarrte ….. me ate qe i jep nje vend pune”Dhe shume shembuj te tjere. Kèta njerèz e kèrkojne punen, suksesin etj te mbyllur brenda shtepise se tyre. Po sikur te dilnin nga “ngujimi” a do te ishte me e lehte? Veshtire te japesh pergjigje per kete.Per dike mund te jete edhe nje “Prill i thyer” sepse shume herè vetèvrasjet e krime te tjerè shpallen ne web, por gjate ngujimit shpresa e vetme eshte mbijetesa, ose edhe te jetuarit per se mbari, ngaqe interneti eshte edhe nje nga kenaqesite e jetès tone n.q.s e perdorim ashtu siç duhet pa i shnderruar Forumet e blog-et ne arena grindjeje, ose egersie.Vite me pare kur hyra ne Rome te KOLOSEO me kaluan neper mendje skena qe kisha pare ne filma me gladiatora.Perjetova nje ankth te veçante ashtu siç ndoshta i ndodh dikujt gjate vetmise se ngujimit ne veri te Shqiperise. Vetèm tani e kuptoj qe shume njerezve do t’iu pelqej per nje kohe te gjatè te qendrojne te vetmuar perballe kompjuterit sepse sheshet kryesore te qyteteve e fshatrave i perngjajne ( ne menyra te reja,dhe me pamje moderne) arenès se pergjakur per qindra vjet te Koloseut ne Rome. Ngujimi i tmerrshem i filluar fatkeqsisht kohe me pare ne Ballkan ka perfshire krejt boten ne menyra te ndryshme por sidoqofte deri diku i ngjashem.Shume prej nesh duan te jetojne ndryshe mbi Toke, prandaj dhe perpjekjet kane qenè te shumta, derisa te lodhur nga zhgenjimet e panumerta, filloj te shitej truall nè Hènè, per te organizuar perfundimisht jeten “hyjnore”, duke treguar nje ambicion te mahnitshem, aqsa edhe Zoti i madh lart ne qiell ka ngelur me goje hapur, i “pafuqishem” per te ndryshuar mendjet tona. Ndofta per kete edhe jeta e planetit tone thone se nuk e ka te gjate, pasi edhe Perendia eshte e lodhur me Sfidat e njepasnjeshme qe ne i shpallim. Prej kohesh mbi toke jetojne 6 miliard njerez, me teper se gjysma e te cilève kane qenè dhe vazhdojne te jene te bindur se jane Perèndia vetè!
Erion Selmani