30/07/09

Muaji i pushimeve

Te gjithe kemi nevoje per te pushuar.
Ne breg te detit per t'u qetesuar. Muaji gusht eshte i shumepritur per shume njerez, dhe une jam njeri prej tyre.
Ja pra, po afron periudha e pushimeve te veres. Te gjithe behemi pak "egoista" ne kete periudhe kur i kushtojme aq shume vemendje, diellit, detit e argetimeve te ndryshme.



Edhe ti vizitore besoj se je i lodhur nga puna, jeta e perditshme, madje edhe nga kompjuteri yt qe te ka lodhur syte dhe krijuar iluzione te panumerta.
Perballe kompjuterit gjithçka duket e kapshme, e lehte, krejt ndryshe nga ajo qe shihet e ndodh ne rruget e vendbanimit tuaj.

Ok miq! Edhe une po shkoj ne plazh. Nuk do te jete nje udhetim spektakolar tejpertej Mesdheut siç mund te dyshoj ndonjeri :-)) Jo, nuk eshte aspak keshtu.Po gjithsesi jam i bindur qe kam bere zgjedhjen me te bukur.
Kalofshi mire pushimet e veres!
Mirupafshim!

17/07/09

Flamurtari fiton kunder Motherwell

Rikthehet ne Evrope Flamurtari i Vlores!

Me ne fund Flamurtari i rikthehet fitores ne Europa League. U gezova shume ashtu si gjithe tifozat shqiptare. Natyrisht qe kjo eshte nje fitore modeste ndaj nje skuadre gjithashtu modeste si Motherwell (Skoci), por le te shpresojme se eshte fillimi i nje epoke te re ne futbollin vlonjat. Ne tifozat e Flamurtarit s'para jemi te mesuar me fitore dhe besoj se e kuptoni euforine time. Kaluan kaq vite pa fituar asgje. Kete vit fituam kupen e Republikes dhe ja me ne fund edhe kete ndeshje nderkombetare.

Vlora ne delir! Ju lumte djemve te skuadres tone per lojen e bukur! Suksese Flamurtari!

http://www.youtube.com/watch?v=nvKDjExBQUM

----

Marre nga Skflamurtari.com

Flamurtari - Motherwell 1 : 0 FK Flamurtari Vlorë: Moçka, Guga, Beqiri, Veliu, Begaj, Alviz, Strati, Zeqiri, Shehaj (Roshi 36), Mema (Galica 77), Ngjela (Flavio Junior 46). Në bankinë: Xhelilaj, Kuqi, Merxha, Sakaj.
Kartona të verdhë: Begaj (12), Guga (56), Strati (85)
Motherwell: Fraser, Hammell, Reynolds, Craigan, Sutton, Lasley, O'Brien, McGarry (Fitzpatrick 64), Forbes (Murphy 74), Saunders (Page 40), Slane. Në bankinë: Jennings, Hutchinson, McHugh, Kosiorowski.
Kartona të verdhë: Forbes (36), Hammell (56)


Golat : Ermir Strati 66'
Flamurtari fitoi sot ( 16 Korrik )me Motherwell të Skocisë në Vlorë me rezultatin 1 : 0. Flamurtari ka pasur edhe shumë raste të tjera si në pjesën e parë por edhe në pjesën e dytë sidomos pas golit të shënuar në minutën e 66-të nga Ermir Strati. Në pjesën e parë të dyja skuadrat kanë goditur shtyllat e portave kundërshtare. Në minutën e 56-të skuadra e Motherwell ka fituar një penallti të cilën e ka pritur portieri i talentuar vlonjat Shpëtim Moçka. Pas golit të Stratit loja ka folur vetëm për Flamurtarin i cili nuk arriti të dyfishonte rezultatin. Tani Flamurtarit i duhet të luftoj edhe një ndeshje në Skoci duke kërkuar kualifikimin. Ndeshja e dytë midis këtyre dy skuadrave do të luhet të enjten 23 korrik në Skoci.

07/07/09

Si te shkruajme shpallje te suksesshme

A ju ka ndodhur të publikoni njoftime/lajmërime por, pa arritur rezultatet që dëshironi ?
Atëherë lexoni disa këshilla që nuk janë rregulla, por veçse pikëpamje/sygjerime të cilat ka te ngjare qe mund t’ju shërbejnë.

Titulli i lajmërimit ka rëndësi të veçantë dhe duhet të tërheqi vëmendjen e personit të interesuar. Shkruani në titull fjalën kryesore të sendit, objektit që shisni ose blini etj.
Mos shkruani tituj ose tekste me gërma kapitale; për shembull SHTEPIA, pasi është mungesë etike. Teksti juaj nuk duhet te jetë shumë i gjatë, (pasi ka rrezik që mos ta lexoj askush) por sintetik dhe i qartë.
Vendosni edhe njè foto të shtepisë, hotelit, makinës etj që jepni me qera ose shisni, pasi fotografia e shton mundësinë e suksesit.
Pra, përgatituni mirë përpara se të publikoni ofertën apo kërkesën tuaj.

Zgjidh rubrikën e duhur.
Trego qartë qytetin ose fshatin ku ndodhet objekti apo ju vetë.
Nëse jeni Firmë/Agjensi atëherë prezantohuni qartë përballë klientit tuaj.
Statistikat thonë se lajmërimet e shoqeruara me një numër telefoni kanë më tepër sukses, pasi të interesuarit ju kontaktojnë më shpejtësisht.
Mos harroni të zgjidhni një titull interesant.
Ka raste që edhe një shpallje/lajmërim mund t’ju ndryshoj ose përmirësoj jetën.
Natyrisht nevojitet edhe pak fat për të arritur suksesin.
Suksese !
E.Selmani

06/07/09

Per djemte qe kerkojne vajza

Sygjerime për djemtë që kërkojnë vajza.

Ka të ngjarë që po kërkoni vajza për shoqëri, fejesë apo martesë.Në ditët tona edhe interneti mund të ndryshoj diçka për ju, mjafton të përfitoni nga mundësia që ofrojnë www.lajmerime.com
Vajzat u përgjigjen mjaft rrallë lajmërimëve të djemve në internet, por nëse ju djem shkruani diçka të veçantë, atëherë nuk do t’ju mungojnë përgjigjet.Femrat nuk i përgjigjen pothuajse asnjeherë lajmërimeve me sfond të theksuar erotik apo me fraza vulgare. Ajo është femër dhe brenda saj ëndërron dashuri, besnikëri, krijim familjeje, lindje fëmije…Shkruani me qetësi një lajmërim dhe rilexojeni disa herë. Mundësisht pa gabime gjuhësore, pra shkruani shqipen Standarte, sepse kjo ju rrit vlerat në sytë e saj. Shkruani diçka romantike dhe në lajmërim shtoni ndonje fjalë si, ledhatime, respekt, dashuri, ndjenja, sinqeritet etj.Për shembull: Për një jetë bashkëshortore plot ledhatime, respekt e ndjenja kërkoj vajzë mosha … etj. Shumica e femrave në përgjithësi kërkojnë lidhje serioze jo vetëm nëpër rrugë, sheshe, plazhe, por edhe në internet.Pas kësaj shkruani dy rreshta për të treguar kush jeni dhe si jeni nga pamja e jashtme.Teksti i lajmërimit duhet t’ju shfaqi disi Special, prandaj mos përdorni fjalë të trishtueshme, madje tregohuni Optimist (pa ekzagjerime).

Mos u tregoni shumë të etur apo të paduruar për marredhënie seksuale.Ka të ngjarë që ajo të mendoj se doni veç ta shfrytëzoni…, biles ka të ngjarë ta frikësoni po të tregoni shumë etje…Po të doni të përdorni pak strategji, mund të publikoni më tepër sesa një lajmërim me tekste të ndryshëm. Kështu që në qoftë se lajmërimi i parë ku ju përdorni fjalët, ledhatime e ndjenja, ndoshta asaj nuk i bën përshtypje. Mundet t’i pëlqej lajmërimi i dytë ku thuhet me pak ekzagjerim artistik se: ” Nëse ne të dy do të jemi pranë njëri - tjetrit, edhe një shikim do të vlente më tepër sesa 1000 puthje”. Fjalët romantike sot dëgjohen shumë pak në jetën e përditshme, ndaj femrat mundet te ndihen të “uritura” për meshkuj romantik ose paksa Special. Ato (shumica e tyre) adhurojnë djemtë xhentila!Pra zbukurojeni pak dhe suksesi nuk do t’ju mungoj, ose tè paktèn do tè jeni nè prag të suksesit.Po të kini dëshirë dhe kurajo vendosni edhe një foto personale. Imazhi është mjaft i rëndësishëm. Ka gjithmonë një femër që ju pëlqen ashtu siç jeni pamja e jashtme. Çdo vajzë që ju duket e paarritshme në rrugët e qytetit tuaj, mund të bëhet e juaja me pak shkathtësi. Po sikur juve ta provoni të gjeni fatin tuaj këtu te http://www.lajmerime.com/ ! Kini parasysh se Ajo dëshiron kryesisht respekt, ndjenja, sinqeritet, admirim e natyrisht shumë dashuri e përkushtim. Në këtë mënyrë mund ta krijoni pak a shumë lajmërimin tuaj, dhe vajzat nuk do t’ju rezistojnë..

E.Selmani
P.S hej çuna keto jane sygjerime dhe jo rregulla. S'ka rregulla fikse ne kesi punesh.-:)

01/07/09

Kujtime nga plazhi

Shenime ne bregdet (para afro nje viti)
Ora 15.00, Rimini.




Sapo mberrita ne hotel lashe valixhen time dhe dola per te pare perreth. Trotuari buze detit qe i tejmbushur me dyqane dhe turista disi te trullosur nga dielli. Shumica jane te moshuar por ka edhe mjaft te rinj, dhe mesoburra e gra.
Te gjithe jane gjysem te zhveshur, si gjithmone ne stinen e veres anes detit. Duke ecur ndeshem me grupe te shumta vajzash ruse. Mbi trotuarin e gjate per qindra metra gjuha sunduese eshte rusishtja. Ruset njihen menjehere edhe nga fizionomia, ndaj s’duhet te jesh njohes i gjuhes per t’a kuptuar se nga vijne.



Mè ben pershtypje numri i ruseve ne mbasditen e pare ne Rimini por vazhdova ecejaken time eksploruese te qytetit pa u ndalur e pa i kthyer syte nga deti, per te cilin kam vajtur atje.
Hyj neper dyqane dhe blej ca rroba me çmime te lira. S’kam ndermendje te laj veshjet per sa kohe te jem ne plazh. Oret kalojne dhe shkoj per t’u lare ne dush e per te ngrene darke ne hotelin e vogel buze detit. Ushqimi i darkes ndonese i bollshem ta shpif. Ky kuzhinjeri qenka kot fare, mendova ndersa haja darken. Shoh se hoteli qenka plot me gjermane dhe pushues nga Sllovakia.

Problemi i ushqimit te gatuar keq do te me shoqeronte ato dite, dhe ishte nje ushqim qe shkaktonte shume gromesima, si kurre ndonjehere . Te nesermen ne plazh vura re sesi ruset thekeshin ne diell, duke u djegur ne menyre rrenqethese. Trupat e tyre ishin flake te kuq, me lekuren e rrjepur ne menyre qe te linte me goje hapur. E kuptova etjen e tyre per rreze dielli.
I shoh me kurreshtje njerezit ne plazh dhe me bie ne sy dhjami i tepert dhe celulitet tek trupat e femrave, te cilat ndonese mjaft te reja ne moshe kane plot difekte ne trup.

Kjo eshte “nudo zhgenjyese” mendova me vete sa per te bere shaka.

Kurse ne darke trotuari i tejmbushur me njerez, pothuajse i pakalueshem ishte i pushtuar nga femrat e bukura. Mbi trotuar njerezit perplaseshin me njeri-tjetrin sepse s’kishte hapesire kalimi.
Qene te njejtat femra qe kisha pare gjate dites ne plazh, por ja qe mbremja, dritat e rruges, grimi/truku ato i bente me terheqese. Pa harruar se sandalet me taka te larta dhe fustanet e bukura kryenin punen e vet. Dihet se e vetmja gje qe i lidh femrat e te gjitha kombesive jane dyqanet, shopping, parrukierja. Kete mendova kur i shihja se si rendnin neper dyqanet e shumta.
U ula per te pire ne nje lokal dhe prej aty shihja shetitjen e turistave te shumte qe vazhdonin te perplaseshin here pas here mbi trotuar. Ndiej shikimet e dy vajzave ruse qe jane ne krahun tim te djathte. I shoh edhe une por ne shikimin tim nuk ka ate uri apo provokim qe mbase ato do te donin te shihnin, ndaj njera nga ato behet edhe me provokuese duke me dhuruar nje veshtrim te embel, joshes, per te me ngacmuar ose per t’u talllur. Tashme ato e shohin e ndiejne se ne syte e mi nuk ka etje e aq me pak, neps. Kohe plazhi e dihet qe duhet edhe pak loje ose tallje per te kaluar kohen. Vazhdon keshtu per minuta te gjata derisa u ngrita e ika. Kur ika, ato me pershendesin me dore por nuk ua kam qejfin. Perveç kesaj une dashuroj nje tjeter. U largova me hapa te qete e pa ngutje. Ne fakt kam nevoje per qetesi, prandaj tani duhet veç te pushoj, mendova i lodhur nga plazhi dhe disi i pergjumur.

Te nesermen ne plazh duke ecur gjate bregut prape vura re numrin e madh te ruseve. Bezdia e madhe ne plazh qe se vinin shume here shitesit ambulante ( kryesisht njerez me ngjyre nga afrika) qe me lodhnin e bezdisnin edhe kur flija gjume nen çader. Edhe kur paguan per te pushuar te vjen nen çader ndonje “debil” qe do te shesi sende dhe rroba. Pastaj kalonin shume here edhe masazhatoret kineze qe ishin shume te ngjitura. I pashe kur u benin masazhe te tjereve dhe pa i lare duart, masazhatorja i bente masazhe nje tjetri. Pra kishte ngjare qe nuk i lanin kurre duart dhe preknin me ato duar trupat e pushuesve duke rrezikuar te perhapnin semundje ngjitese.
Ne mbasdite autobuzat qe mberriten nga aereoporti i Riminit sollen dhjetera ruse te tjere e me vone pashe edhe autobuza qe vinin direkt nga Sllovakia, Republika çeke e Hungaria. Ne Rimini filiteshin kryesisht gjuhet e lindjes: tek tuk degjohej edhe shqip.


Me beri pershtypje kjo gje: Dikur njerezit vinin nga keto ane per te fituar kafshaten e gojes, ndersa sot Ruset, Sllovaket, Shqiptaret etj vijne edhe per pushime. Ky eshte nje shembull se sa ka ndryshuar bota, se si ndryshon historia, se sa deshire kane te gjithe popujt per te jetuar, per t’u argetuar te gjithe se bashku. Dhe ne te njejten mase.

Por secili sipas qejfit te tij.:)

Per vajzat qe kerkojne djem

Sygjerime për vajzat që kërkojnë djem.
( e botova kohe me pare tek nje web-faqe lajmerimesh dhe u çudita kur pashe 41 komente. Nuk e parashikoja-:))

E keni ëndërruar qysh nga fëmijëria “Princin e kaltër”, shpirtin binjak, ose thënë ndryshe djalin që do t’ju rrëmbejë zemrën. Ndoshta edhe nëpërmjet një lajmërimi të thjeshtë do të mundeni të gjeni personin e përshtatshëm për ju. Ndonjëherë interneti na krijon mundësira të njohim persona që në jetën e përditshme nuk do t’i kishim njohur kurrë. Mbase njohje me persona Special!
Ata janë dhjetëra mijëra djem shqiptarë kudo në bote që kërkojnë lidhje me vajza shqiptare.
Provoni të publikoni një kërkesë/lajmërim këtu tek www.lajmerime.com sipas dëshirës tuaj dhe prisni pak ditë. Kryesorja është që lajmërimi juaj të jetë i qartë dhe të sqaroni përfundimisht pretendentët tuaj se çfarë po kërkoni dhe në cilin qytet apo shtet kërkoni partnerin e ardhshëm.Do të merrni dhjetëra përgjigje nga meshkujt, por lind pyetja ; cili prej tyre është më i miri?. Këtë nuk e di askush, veçse ka disa gjëra që mund të kenë njëfarë vlere.Ai që ju shkruan përgjigje/propozim për njohje me katër,pesë fjalë të llojit: “ç’kemi, a je mirë, të hëngsha buzët etj” nuk duket në pamje të parë dhe aq i përshtashëm. Gjithsesi kjo është gusto personale.Përparësi në këto raste mund të kishte më tepër dikush që ju dërgon foto (le të shpresojmë se jane foto reale) dhe disa rreshta prezantues.Edhe nëse djali ju pëlqen mos u përgjigjni menjëherë. Ai është mesuar të presi femrat.Më interesanti nga ata meriton një përgjigje jo më parë se pas 2-3 ditësh, kjo gjë rrit ndjeshëm vlerat tuaja, dhe merrni ndër duar kontrollin e situates.Dhe jo vetëm kaq. Në këto 3 ditë mund t’ju përgjigjet dikush tjetër akoma më interesant se i pari.Duke qenë se sot kemi gjithandej me bollëk edhe web kamera, me kalimin e kohës po ta shihni të arsyeshme zhvilloni një bisedë në Messenger. Le ta hapi ai i pari kamerën. Kështu e shihni se cili është dhe evitoni rrezikun që rastësia nganjëherë mund t’ju sjelli në Messenger edhe kolegun e punës apo komshiun tuaj. Çfarë nuk ndodh!Në qoftë se ju pëlqen dhe me kalimin e kohës dëshironi të takoheni (Kjo është zgjedhja juaj personale) do të ishte më logjike, takimi në nje vend publik, kafene,shesh apo rrugë kryesore. Takimi i parë me një person ende të panjohur në një vend të fshehtë në periferi etj., mundet edhe të sjelli fatkeqësisht të papritura të papëlqyeshme.Dhe kur çdo gjë shkon për së mbari, vendosni ju dhe vetëm ju se çfarë do të bëni më tej.

E.Selmani P.S Këto janë vetëm disa pikepamje modeste personale.Kini parasysh se është e pamundur që këto pikëpamje të vlejnë për të gjithë, por dikujt ndoshta i shërbejnë.