18/05/08

Gruaja ne ankand



Historia e njerëzimit është e mbushur me tradhëti të panumërta. Gjithashtu të shumëllojshme dhe të panumërta janë teknikat e hakmarrjes.

Ndoshta imagjinonte një hakmarrje të rrallë Paul Osbon kur publikoj lajmërimin te eBay.

" Shes gruan time 24 vjeçe atij që bën ofertën më të mirë". Ka arritur çmimin 500 sterlina, por ka rënë në sy të administratorëve ebay, të cilët kanë lajmëruar policinë për këtë shitje të paligjshme.
Bashkëshortja e tradhëtonte burrin me punëdhenësin e saj. Pas disa dyshimesh Pauli ka bërë kontrolle në postën eletronike të gruas ku gjeti email të ndryshme me fjalor që mund të përdoret vetëm midis dy personash të dashuruar.
Ndodh edhe kështu në ditët tona kur përditë jemi të spiunuar nga telekamerat, apo na shkatërrojnë imazhin me fallsifikime e-mail etj,. Po sikur ato e-mail ti ketë krijuar vetë burri për të hequr qafe gruan e tij?!
Në qoftë se gruaja tradhëtonte vërtetë, sigurisht që ai ka zgjedhur rrugën më të habitshme, më të paligjshme por, mbase edhe atë më të tmerrshmen. Njerëzit nuk shiten...